
Kjo është e vetmja agjenci imobiliare në të cilën do të mbroheni 100% nga një profesionist i cili punon vetëm për ju dhe në interesin tuaj ekskluziv.
Ne jemi një agjenci e vogël në staf, e madhe me portofol pronash, profesionale dhe dinamike ne tregun imobiliar. E kemi filluar aktivitetin më 4 nëntor të vitit 2021 dhe operojmë në qytetin e Elbasanit dhe në zonat e afërta. Endri Imboliar është një agjenci imobiliare, eksluzive, moderne, e licensuar dhe e specializuar në blerje, shitje dhe dhënie me qira të pronave.
Vlerat tona
Rreth nesh
Ne bashkëpunojmë me arkitektë, noterë, institucione bankare dhe aktorë të tjerë në tregun e pronave për ti siguruar klientëve tanë, standarde të larta dhe një shërbim të plotë para, gjatë dhe pas një marrëveshje. Më e rëndësishmja në punën tonë është të sigurojmë konfidencialitet të marrëveshjes për klientët tanë. Jemi të specializuar në reklamim profesional të pronës duke filluar nga foto profesionale, pamje me dron, video prezantim me audio, përshkrimin e detajuar të pronës me të gjithë elementët përcaktues të pronës. Gjithashtu për lehtësi dhe mbulim më të gjërë dhe profesional Endri Imobiliar vë në dispozicion një platformë real estate të lehtë në navigim.
Bëjmë një prezantim cilësor në të gjitha rrjetet tona sociale të komunikimit virtual të pronës që i mundëson një numëri të madh klientësh të vizitojnë virtualisht pronën tuaj. Kjo rrit mundësitë që të shitet më shpejt. Çdo pronë e listuar në Endri Imobiliare i nënshtrohet një verifikim të gjithë dokumentacionit të pronës para nënshkrimit të kontratës. Sikurse kontrolle të thelluara në hipotekë, bashkëpronësi dhe planifikimit urban të zonës. Çdo pronë që trajtohet nga kompania jonë merr vëmendjen e duhur dhe zotëruesi informohet për të gjitha zhvillimet, duke filluar nga momenti i kontaktit të parë e deri në finalizimin e shitjes. Ne kujdesemi që i gjithë procesi i shitjes të kalojë lehtësisht dhe zotëruesi të marri vlerën maksimale për pronën e zotëruar.
Gjithashtu ofrojmë shërbime si Vlerësues pasurish, shërbime topografike, konsulencë profesionale për vlerësimin e pronës dhe zgjidhje të problemeve të ndryshme në lidhje me dokumentacionin dhe certifikatat e pronësive.
Pse të mos e blej ose shes vetë pronën time?
Disa njerëz mendojnë se falë internetit është e lehtë të gjesh një pronë dhe ta blesh atë pa pasur nevojë të paguash ndonjë agjenci. Në disa raste kjo është e vërtetë. Problemi është që ju kurrë nuk e dini nëse ajo që keni gjetur është zgjidhja më e mirë e mundshme për ju dhe veçanërisht nëse keni paguar çmimin e duhur për të. Duke e zgjedhur vetë pronën, rreziku është të paguash më shumë sesa ajo vlen ose të kesh probleme gjatë negociatave për shkak të mungesës së përvojës.
Tregu i agjencive të pasurive të patundshme në Shqipëri fillon pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1993. Duke qenë pa asnjë eksperiencë të mëparshme “ndërmjetësit” kanë kryer kryesisht rolin e “sekserit” mes palëve. Pas viteve 2000 me hyrjen e brandeve ndërkombëtare, tregu i agjencive të pasurive të patundshme në Shqipëri pësoi ndryshim të thellë.