Termat & Kushtet e platformës Endri Imobiliar
Platforma Endri Imobiliar operon me Termat & Kushtet e saj për të ofruar një shërbim korrekt dhe bazuar mbi një rregullator, që eksperienca juaj në platformën tonë të jetë pozitive dhe e frytshme. Më poshtë ne do t`ju njohim me termat dhe kushtet që çdo individ, shitës apo blerës, i regjistruar në platformën tonë online www.endrimobiliar.com do duhet t`i zbatojë.
Regjistrimi në platformë
Çdo individ ka të drejtën të jetë pjesë e platformës, e cila kryhet nëpërmjet procesit të regjistrimit në ndërfaqen e regjistrimit. Para se ju të jeni pjesë aktive e platformës ju duhet të verifikoni më parë vlefshmërinë e të dhënave personale të vendosura në fushat e kërkuara. Nëse të dhënat janë jo të vlefshme ose jo të verifikueshme platforma Endri Imobiliar gëzon të drejtën e plotë për të mos aktivizuar llogarinë tuaj.
Postimi i pronave
Çdo individ që ka një llogari aktive në platformë, ka të drejtë të postojë listime bazuar në atë çfarë platforma mundëson. Çdo listim i aplikuar për tu publikuar do të kalohet nëpërmjet procesit të verifikimit nga ana e platformës. Listimet duhet të përmbajnë informacionet e domosdoshme, të paracaktuara nga platforma Endri Imobiliar, që të interesuarit si blerës të kenë mundësi të marrin informacionet e duhura dhe të sakta për çdo listim të shfaqur në platformën www.endrimobiliar.com. Në rastet kur listimet tuaja do kenë mangësi në informacion apo që kanë nevojë për verifikim informacioni, ato nuk do të publikohen nga platforma dhe publikuesi i tyre do të kontaktohet nga platforma për plotësimin ose verifkimin e tyre.
Kategorizimi i listimeve
Listimi juaj duhet të vendoset në kategorinë që i përket. Nëse ju zgjidhni kategorinë ndryshe nga çfarë listimi juaj i përket, ju nuk do mund të gjeneroni fushat e duhura për të dhënë informacionet e duhura që janë respektivisht në çdo kategori. Fushat dhe kategoritë e listimeve ju do i keni të gjeneruara automatikisht nga platforma dhe do ju duhet të qëndroni brenda këtyre kategorizimeve.
Listimet e duplikuara
Nuk lejohet të postoni më shumë se një listim që përfaqëson të njejtat të dhëna me një listim ekzistues në platformë. Në rastet kur listime që kanë përmbajtje të njejtë do të konsiderohen si të duplikuara dhe nuk do të publikohen ose do të merren në shqyrtim. Kjo ndërmerret si rregullator për të ofruar një eksperiencë pozitive dhe të frytshme në platformën www.endrimobiliar.com.
Linqe të jashtme
Endri Imobiliar Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, themeluar më 00.00.2000 regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) me numër NUIS L53609212F, me seli në qytetin e Elbasanit. Në mënyrë kategorike, çdo individ që ka një llogari aktive në platformën www.endrimobiliar.com, nuk lejohet të përfshij linqe të njoftimeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të tjera online, të cilat nuk janë të lejuara nga platforma. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikimet e listimit tuaj i cili gjendet i publikuar në plaftormë.
Fotografitë dhe videot
Çdo listim i publikuar në platformën online të pronave të paluajtshme Endri Imobiliar duhet të jenë në lidhje me listimin tuaj. Çdo foto e cila nuk pasqyron si duhet dhe qartësisht pamjet e listimit, apo ka simbole komerciale jo të lidhura me listimin ato nuk do lejohen të publikohen. Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, simbole, emra të kompanive, faqe të internetit (jo e listimit), ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing dhe jo në dobi të përdoruesve të platformës, nuk do të publikohet online. Nëse këto rregulla shkelen edhe kur listimi juaj rezulton i publikuar ai do të fshihet automatikisht.
Etika dhe Autorësia
Platforma Endri Imobiliar i qëndron strikt rregullave dhe komunikimit etik, në mënyrë që çdo përdorues të ketë një eksperiencë pozitive. Përmbajtjet e papërshtatshme drejtuar grupeve etnike, politike, personave privat ose figurave publike nuk do të lejohen dhe fshihen automatikisht nga platforma pa njoftim paraprak drejtuar publikuesit të listimit nga platforma. Gjithashtu fotot të cilat nuk janë etike ose kanë përmbajtje jo etike referuar Termave dhe Kushteve të platformës nuk do lejohen të përdoren. Dhe nëse shkeljet përsëriten rregullisht nga ana e përdoruesit/ve, platforma ka të drejtën e fshirjes automatikisht të llogarisë tuaj.
Përgjegjësia dhe Të dhënat personale
Platforma www.endrimobiliar.com nuk është përgjegjëse për natyrën e listimeve të publikuara online. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose publikuesit. Kësisoj nëse listimet nuk janë të loguara nën logon e Endri Imobiliar dhe jo eskluzivitet i platformës, nuk mbahet kurrsesi përgjegjësi. Platforma www.endrimobiliar.com garanton mbrojtjen e të dhënat e tuaja personale dhe parandalimin e keqpërdorimeve të të dhënave, por nuk mund të garantojmë kurrsesi se masat tona mbrojtëse do t`i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale. Politika e privatësisë, e cila gjendet e publikuar në platformë, është e bazuar në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Shqipërisë”.